
Lexoni edhe:
ShBA-ja lehtëson masat për udhëtime për 61 shtete
Ka nisur në Hagë seanca e sotme përgatitore për gjykim ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia tha se nesër dhe pasnesër do të mbahet edhe nga një seancë paragjyqësore ndaj Mustafës, të cilat nuk do të transmetohen (ex parte).
ShBA-ja lehtëson masat për udhëtime për 61 shtete Lexoni edhe:
“Nesër do të mbajmë seanca të mbyllura, pastaj edhe një seancë tjetër të mbyllur me ZPS-në”, tha kryegjykatësja.
Prokuroria, ndërkaq, tha se do të bëjnë kërkesë për shtimin edhe të një dëshmitari tjetër në listën e Prokurorisë.
Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, ishte i pari nga ish-anëtarët e UÇK-së që u arrestua dhe transferua në paraburgimin e Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit të kaluar. Ai akuzohet për një sërë veprash që cilësohen si krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
(Kosova Sot Online)