Lexoni edhe:
Kryegjykatësja paralajmëron seanca “ex parte” në rastin Mustafa, Prokuroria kërkon të shtojë edhe një dëshmitar
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 114 pacientë janë në trajtim nga Covid-19.
Sipas njoftimit, prej tyre 36 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Ndërsa dy janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i plotë:
Stafi shëndetësor i klinikave COVID të QKUK-së dhe i spitaleve të përgjithshme po trajton 114 pacientë, thotë raporti i punës për datën 9 qershor 2021.
Prej tyre, 36 janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 77 nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë:
1 pacient është në gjendje të rënduar
19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
57 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 19 pacientë, 1 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 39 pacientë:
17 të konfirmuar pozitivë
20 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Pejës, 18 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë
(Kosova Sot Online)