
Lexoni edhe:
104 deputetë pro raportit për shkarkimin e Metës, 7 kundër
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B., i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon aktakuza, të pandehurin A.B. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet.
104 deputetë pro raportit për shkarkimin e Metës, 7 kundër Lexoni edhe:
“I pandehuri A.B. akuzohet se në muajin shkurt 2020, në Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, në atë mënyrë që ka kontaktuar me personin H.B., i cili ia kishte ofruar viktimën N…. e cila është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, me ç`rast personi H.B., ia kishte dërguar viktimën tek një motel, ku pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej pesëmbëdhjetë (15) euro”, njofton gjykata,
(Kosova Sot Online)