Fotografia e Hashim Thaçit dhe Adem Jasharit në zyrë, kujt po i çon mesazh Ganimete Musliu

  • E /
  • 10 June 2021 - 09:26
 Fotografia e Hashim Thaçit dhe Adem Jasharit në zyrë, kujt po i çon mesazh Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shihen në zyrë fotografitë e ish-Presidentit, Hashim Thaçi dhe komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ajo ka shkruar se dy simbolet e çlirimit janë edhe në zyrën e saj krahë njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra.

“Mirëmëngjesi!

Komandanti legjendar dhe Presidenti  dy simbolet e çlirimit, edhe në zyrën time krahë njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra!”, ka shkruar Musliu.

(Kosova Sot Online)