Lexoni edhe:
Paraburgim për ferizajasin që e kapi gruan për flokë dhe e rrahu me grushte
Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar Kosovën për ditën e Paqes.
Ambasadori Orlando përmes rrjetit social Twitter ka përkujtuar 12 qershorin e 22 vjetëve më parë, kur kanë hyrë forcat e NATO-s në Kosovë.
Paraburgim për ferizajasin që e kapi gruan për flokë dhe e rrahu me grushte Lexoni edhe:
Ai kujtoi se si menjëherë janë vendosur në Pejë për të mbrojtur qytetarët e Kosovës.
“Më 12 qershor 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Disa ditë më vonë, trupat e Italisë u vendosën në Pejë për të mbrojtur popullsinë. Që atëherë, burrat dhe gratë tona janë të përkushtuar në promovimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë”, shkroi Orlando.
Kujtojmë 22 vjet më parë, pas miratimit të Rezolutës 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, NATO zbarkoi mbi 50,000 trupa në Kosovë si pjesë e misionit të saj të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë, dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
(Kosova Sot Online)