Pamje: Mbretëresha Elizabetë e përdor mbrapsht shpatën me një teh, mezi e pret tortën
Mbretëresha Elizabetë mori pjesë në një fejesë mbretërore, ku edhe iu dha një shpatë për të prerë një tortë të madhe.
“Nuk mendoj se do të funksionojë”, thotë mbretëresha përderisa fillimisht e afron shpatën te torta në anën e duhur. Dikush i thotë se ndoshta është më mirë t’i përdorë të dyja duart dhe i tregon se ka edhe thikë, nëse dëshiron ta përdorë atë.
“Ka thikë aty”, i thotë ndihmësja. “Çfarë”, ia kthen mbretëresha. Ndihmësja i përsërit fjalët, ndërsa mbretërsha shkakton të qeshura, kur ia kthen “E di që ka”, duke lënë të kuptohet se po dëshiron që tortën ta presë gjithsesi me shpatë.
Për shkak se shpata ishte paksa e kthyer në majë, mbretëreshës ndoshta iu duk më e përshtatshme që ta kthente në anën tjetër, ndonëse tehu i mprehtë tani mbeti lart e pjesa e trashë iu drejtua sipërfaqes së tortës.
Mbretëresha fillon ta presë tortën, por ëmbëlsira ka një shtresë më të fortë sipër dhe prerja nuk është e lehtë. Prandaj, asaj në ndihmë i del Dukesha Camilla.
https://www.facebook.com/watch/?v=961845344629338
(Kosova Sot Online)