
Lexoni edhe:
Fillon takimi, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ballë për ballë
Ish-kryetarja Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila u shkarkua të hënën nga Presidentja Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë për media, ku ka folur rreth shkarkimit të saj.
Daka është pyetur nga gazetarët se a do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani.
Fillon takimi, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ballë për ballë Lexoni edhe:
Ajo deklaroi se do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore lidhur me shkarkimin e saj.
“Në qoftë se ka mundësi do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese. Do t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë dhe duke marrë parasysh që edhe vetë jam gjyqtare, i di do punë juridike, do t’i drejtohem gjykatës kompetente në këtë rast”, ka deklaruar Daka.
(Kosova Sot Online)