![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ishte i pakënaqur me jetën, 29-vjeçari vret kalimtarin që të hyjë në burg
![Ishte i pakënaqur me jetën, 29-vjeçari vret kalimtarin që të hyjë në burg](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/16/auto_Screenshot_37-1-1100x620-1-600x3601623841833.jpg)
Policia austriake ka mbetur e çuditur dhe pa fjalë kur një i dyshuar hyri në ambientet e komisariatit dhe tha se vrau një burrë pasi ishte i pakënaqur me jetën dhe dëshironte të shkonte në burg.
29-vjeçari iu tha hetuesve se kishte disa javë që e kishte menduar krimin me qëllimin e vetëm që të burgosej.
Ai u arrestua më pas nga policia e Tirolit me akuzën e vrasjes me dashje të një personi me thikë. I dyshuar shkoi vetën në komisariat ku tregoi ngjarjen dhe mori përgjegjësinë për krimin.
Sipas mediave austriake, i riu kishte vrarë një të moshuar në një zonë të pyllëzuar pranë lumit Inn.
(Kosova Sot Online)