Lexoni edhe:
Para politika e klaneve të inkriminuara po e mban peng tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë!
Katër ditë pasi kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e përuroi, kutia e rrymës në Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë ka marrë flakë.
Për rastin në fjalë ka njoftuar sot edhe policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të tyre, kutia shpërndarëse e rrymës në Muzeun e Dëshmorëve, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.
Nga KEDS-i kanë sqaruar se djegia ka ndodhur si pasojë e instalimeve të brenda objektit, dhe jo si pasojë e KEDS-it.
“KEDS sqaron që nuk ka të bëjë asgjë me rastin e diegies që ka ndodhur në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren. Diegia ka ndodhur në instalime të brendshme të objektit të cilat nuk janë në kompetencë të KEDS-it. Kompania ka dërguar menjëherë një ekip për evitimin e secilit rrezik eventual. Ndërsa, për detaje shtesë ju lutem të kontaktoni Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka prerë të shtunën shiritin e Muzeut të Dëshmorëve në Prizren. Megjithatë, ajo që bie në sy nga ky investim është gabimi i rëndë drejtshkrimor, sepse është shkruar “Muzeu i Dëshmoreve”, që nënkupton se bëhet fjalë vetëm për gjininë femërore.
Përveç kësaj, gabim është bërë edhe në përshkrimin anglisht. Siç shihet në fotografinë e publikuar nga vetë Haskuka, është shkruar “Martys” në vend të “Martyrs”, pra që në gjuhën shqipe përkthehet dëshmorët.
Megjithatë, vetë Haskuka në profilin e tij në Facebook e ka shkruar pa ndonjë gabim këtë togfjalësh, “Muzeu i Dëshmorëve”.
“22 vite pas përfundimit të luftës, Kosova për herë të parë u bë me Muze të Dëshmorëve, ku do të ekspozohen dokumente dhe eksponente të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ditën e Çlirimit të Prizrenit, sot së pari filluam duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Pastaj, bashkë drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, deputetët e Kuvendit të Kosovës, familjet e dëshmorëve, shoqatat e dala nga lufta dhe drejtorët komunalë e përuruam Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë.Vizitorët e këtij muzeu, nga sot, do të mund t’i shohin të grumbulluara në një vend dokumentet që e dëshmojnë gjenocidin e kriminelëve serbë në Kosovë, ku aktualisht janë duke u ekspozuar mbi 215 biografi individuale të dëshmorëve të rënë, hartat rajonale të operacioneve të UÇK-së, si dhe po ashtu filma dokumentarë kushtuar dëshmorëve.Ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht, me të gjithë institucionet e vendit, familjet e dëshmorëve dhe shoqatat e dala nga lufta, për ta pasuruar sa më shumë këtë muze me dokumente të tjera.Serbia, gënjeshtrat e saja për Kosovën i përsëritë çdo ditë, ndërkaq Kosova, të vërtetat e saja për Serbinë, nuk po i përsëritë pothuajse fare. Në këtë drejtim, uroj që kjo muze përveçse të shërbejë për dokumentimin e krimeve të serbe, po ashtu le t’i shërbejë gjeneratave të reja për t’u njohur me historinë e lavdishme të UÇK-së dhe popullit shqiptar”, ka shkruar Haskuka.
(Kosova Sot Online)