![](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/16/200x200_22222222222222221623850619.webp)
Lexoni edhe:
Dënohet burri që e vrau nënën, disa pjesë të trupit i hëngri e disa ia hodhi qenit
Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit S.D, nën dyshimet se ka dhunuar një të mitur që nga fillimi i këtij muaji.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji prill deri në fillim të muajit qershor të vitit 2021, në vazhdimësi në një fshat të Komunës së Kamenicës, në shtëpinë e tij e ka detyruar të miturën të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj. I pandehuri edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare, të njëjtën disa herë e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.
Dënohet burri që e vrau nënën, disa pjesë të trupit i hëngri e disa ia hodhi qenit Lexoni edhe:
“Me këto veprime, i pandehuri S. D. (serb) dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit S. D.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji prill deri në fillim të muajit qershor të vitit 2021, në vazhdimësi në një fshat të Komunës së Kamenicës, në shtëpinë e tij e ka detyruar të miturën të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj. I pandehuri edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare, të njëjtën disa herë e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.
Me këto veprime, i pandehuri S. D. (serb) dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.
(Kosova Sot Online)