Lexoni edhe:
Letra skandaloze e motivimit që e shkroi pretendenti për komisioner
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se e përkrahin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përderisa është pjesë e negociatave dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani.
Abbott u shpreh se është e qartë që kjo është një çështje në tavolinën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Përderisa është pjesë e negociatave dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani, po, e përkrahim. Mendoj që është e qartë që kjo është një çështje në tavolinë, është qartazi një çështje me të cilën është pajtuar qeveria e Kosovës… Atëherë duhet shikuar se çka e rrezikon sovranitetin e Kosovës, sepse nuk është vetëm emri, apo jo? Janë kompetencat që do t’i jepeshin një Asociacioni të tillë, pra, duhet të qartësohet se cilat janë këto fuqi, dhe duhet të qartësohet se cilat janë kompetencat që mund të rrezikojnë Kushtetutën dhe të punohet rreth këtyre pikave”, u shpreh ambasadori britanik në emisionin ”kallxo përnime”.
Letra skandaloze e motivimit që e shkroi pretendenti për komisionerLexoni edhe:
“Mendoj që më e keqja është kur ata që pretendojnë se për shkak që Asociacioni është përmendur, atëherë ata vetëm duhet të heqin dorë dhe të ikin”, shtoi ai.
Ndërsa, sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta foromojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai tha se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit.
Diplomati amerikan beson se nuk do të ketë shumë hapësirë për përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse të dy palët nuk janë të gatshme për kompromis.
(Kosova Sot Online)