​Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë të hënën

  • G.g /
  • 18 June 2021 - 13:03
​Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë të hënën

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka njoftuar se punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë të hënën me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të sindikatës, protesta nis në orën para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Sindikata e Lotarisë së Kosovës fton të gjitha mediat të jenë të pranishme, gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)