“Komandant u çliruam, Kosova është e lirë”, momenti kur ushtarët i shkojnë te varri Adem Jasharit

  • E. /
  • 18 June 2021 - 13:06
 “Komandant u çliruam, Kosova është e lirë”, momenti kur ushtarët i shkojnë te varri Adem Jasharit

Data e 18 qershorit shënon çlirimin e Skenderajt, ku në këtë ditë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës, hynë triumfalisht në qytet, duke e ngritur flamurin e lirisë.

Pas kësaj ushtarët e UÇK-së të prirë nga komandanti Jetullah Geci dhe të shoqëruar nga komandantët Shaban Shala e Gani Koci, morën rrugën drejtë kullave të Jasharëve, aty ku prehej komandanti Legjendar Adem Jashari, për t’i raportuar për të fundit herë.

Në videon e mëposhtme, shihet Gani Koci duke ia kumtuar lajmin komandantit Legjendarm Adem Jashari, se Kosova u çlirua.

“Komandant, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të raportojnë dhe të informojnë se lufta mori fund! Kosova tashmë është e lirë!”, raportonte Gani Koci, para varrit të Adem Jasharit.

(Kosova Sot Online)