Sulmohet fizikisht një infermier në Dragash

  • E. /
  • 18 June 2021 - 13:47
Sulmohet fizikisht një infermier në Dragash

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar sulmin ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashi, me inicialet N.H  i cili sulm ka ndodhur sot rreth orës 07:30, derisa po përfundonte ndërrimin e natës.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se infermieri i urgjencës në QKMF të Dragashit është sulmuar verbalisht me fjalë fyese dhe ofenduese nga ana e një pacienti i cili ka shkuar për të marrë shërbim shëndetësor.

Mirëpo siç thuhet tutje në njoftim kjo gjë nuk ka përfunduar me kaq me ç ‘rast pacienti së bashku me djalin e tij i kanë dal në pritë në rrugë dhe e kanë sulmuar fizikisht  infermierin në fjalë të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

“Me këtë rast infermieri N.H është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit ku ka marrë ndihmën mjekësore pasi që i njëjti siç edhe ka deklaruar në polici ka pësuar lëndime në kokë dhe në gjunjë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim, si shenjë reagimi nga ana e punëtorëve shëndetësor në oborrin e QKMF-së së Dragashit është mbajtur një protestë e cila ka zgjat nga ora 9:00 deri në ora 10:00.

“Sulmin e ka dënuar edhe Zyra Regjionale në Prizren ka reaguar duke shprehur shqetësimin lidhur me sulmin fizik ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashit. Veprime të tilla ndaj punëtorëve shëndetësor janë dënueshme, të patolerusheme dhe kërkohet nga organet relevante kompetente që të merren me rastin në fjalë duke i vendos para drejtësisë sulmuesit dhe njëherit punëtorëve shëndetësor t’iu ofrohet siguri më e madhe në vendin e punës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

(Kosova Sot Online)