Lexoni edhe:
Sëmundjet infektive që po qarkullojnë në botë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh i shqetësuar pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje po tenton kapjen e shtetit.
“AAK-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura. Kërkesa ime është që çfarëdo shkarkimi të jetë mbi një baze të një vlerësimi të performancës dhe jo mbi baza politike”, deklaroi Tahiri.
Sëmundjet infektive që po qarkullojnë në botë Lexoni edhe:
“Institucionet e pavarura duhet të jenë në raportim të këtij Kuvendi dhe jo të kësaj partie që e ka shumicën”, tha ai.
Tutje, Tahiri tha se nga mbledhja e Kryesisë ka kërkuar që të ndalen praktikat e uzurpimit të institucioneve të pavarura.
“Kërkova që të ndalohet praktika e uzurpimit dhe marrjes së pavarësisë së këtyre institucioneve në emër të demokracisë”, tha ai.
“Ka një hezitim të LDK-së për ketë temë por ne do të japim nënshkrimet si AAK për trajtimin e çështjes Daka në Kushtetuese”, deklaroi Tahiri.
(Kosova Sot Online)