Në Gjilan një qytetar e godet policin me motor duke ikur, Prokuroria e liron në procedurë të rregullt

  • E. /
  • 19 June 2021 - 10:10
Në Gjilan një qytetar e godet policin me motor duke ikur, Prokuroria e liron në procedurë të rregullt

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili duke lëvizur me motor nuk është ndalur në pikë kontrolli të policisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Gjatë ikjes, i dyshuari ka goditur një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Megjithatë, pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Lufta e Gjilanit 44, Gjilan 18.06.2021,23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke lëvizur me motor nuk është ndaluar në pikë kontrolli të policisë, por duke ik ka godit zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime të lehta. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti i shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Foto Ilustrim

(Kosova Sot Online)