“Gruaja shqiptare u përdhunua 7 herë”, dëshmia tronditëse në Greqi
Detaje tronditëse kanë zbuluar mediat greke për përdhunimin e 51-vjeçares shqiptare në Petralona të Greqisë. Një grua ka rrëfyer se ishte e para që dëgjoi 51-vjeçaren të thërriste për ndihmë dhe e ka ndihmuar.
“Unë jam e para që e pashë. E gjeta gjysmë të zhveshur dhe me fytyrën e saj të deformuar nga rrahjet dhe ishte e rënduar psikologjikisht,” tha gruaja që dëgjoi 51-vjeçaren të thërriste për ndihmë dhe të përpiqej të dilte nga banesa.
Dëshmitarja ka thënë për ANT1, se gruaja i kishte treguar përpara se ta dërgonin në spital se ishte përdhunuar shtatë herë.
“Gruaja arriti të dilte nga ballkoni dhe të largohej nga banesa. Ai (autori) ishte brenda dhe ulërinte,” shtoi gruaja. “Policia ishte vonë. Ata erdhën shumë vonë. Policia erdhi në 10 të mbrëmjes. A do të priste ai brenda? Ai u largua pas katit të dytë nga dritarja që ishte e hapur”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën 11 Symmachidon, ku shqiptarja kishte shuar për të pastruar dhe u sulmua nga autori i krimit, një 35-vjeçar bullgar.
Ndërkohë në mediat sociale u bë një thirrje për të mbështetur gruan e përdhunuar dhe u mbajt një tubim me qindra protestues që ishin banorë të zonës.
(Kosova Sot Online)