Lexoni edhe:
Numri i lartë i lëndëve të pazgjidhura nga gjykatat e Kosovës faqja e zezë e sistemit të drejtësisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 11:40 është arrestuar një shtetas i huaj, pasi i njëjti ka prezantuar një dokument të Suedisë i cili dyshohet se mund të jetë i falsifikuar.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore.
“ANP Adem Jashari, 20.06.2021 ─ 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetasi i huaj pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (leje qëndrimi) të Suedisë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, është thënë nga policisë.
(Kosova Sot Online)