Lexoni edhe:
Qeveria Kurti po e mban premtimin, shtet për qytetarët me barazi ekonomike pa monopol e zhvatje nga mafio-oligarkët!
A është akumulim i lagështisë ose qarkullimit të ajrit? Absolutisht po, por nuk është sekreti i vetëm
A keni pyetur ndonjëherë pse të gjitha shportat e rrobave kanë vrima?
Ekspertja e larjes së rrobave, Patrica Richardson, ka zbuluar arsyen e këtij misteri.
Ajo thotë se është kështu për shkak se i bëjnë ato më të lehta për t’u bartur kur janë plot me rroba.
Ky supozim ka edhe më shumë kuptim nëse i mbani në mend shportat e para të rrobave – shporta të endura me vrima natyrore.
Kur prodhuesit filluan të krijonin alternativa më të lira nga plastika, ata ndoshta u përpoqën të imitonin këto shporta, duke shtuar vrima në to, thotë Richardson, shkruan Apartment Therapy.
Shportat e rrobave të palara me siguri kanë një qëllim të ngjashëm. Gjithashtu, ato kanë vrima për ajrosje, sepse ju vendosni rroba të djersitura dhe të lagura.
E vetmja gjë e dobët e këtyre vrimave është se nuk mund t’i përdorni shportat për qëllime të tjera.
(Kosova Sot Online)