Lexoni edhe:
Qeveria Kurti po e mban premtimin, shtet për qytetarët me barazi ekonomike pa monopol e zhvatje nga mafio-oligarkët!
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 2 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ndërsa janë shëruar 14 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 1 mijë e 328 testime për COVID-19.
Informatat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i MSH’së:
21 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.
Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241.
Në total numri i rasteve aktive është 162.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
(Kosova Sot Online)