Lexoni edhe:
Shteti duhet t’i ndëshkon Devollët, me kontratën të Z-Mobile e dërguan buzë falimentimit Telekomin
Fqinja e Babis dhe Caroline e ka përshkruar 20-vjeçaren si një nënë të shkëlqyer, njeri të butë dhe të hapur. Fqinja është shprehur se ajo asnjëherë nuk mund të sillej keq me foshnjen e saj duke hedhur poshtë pretendimin e Babis i cili u tha hetuesve se e vrau gruan e tij për shkak se ajo sillej në mënyrë agresive me foshnjen e tyre.
“Caroline e adhuronte Lydian. Ajo ishte një nënë e shkëlqyer. Ishte shumë e qetë” tha gruaja e cila natën e vrasjes dëgjoi vetëm disa hapa në shkallët e fqinjëve dhe të lehurat e qenit që u gjet i varur në shkallët e banesës.
Fqinja deklaroi se Caroline nuk do e godiste të voglën e saj as për shaka.
“Caroline ishte gjithmonë një njeri shumë i butë. Fëmija i saj ishte mbi të gjitha. Nuk mund ta imagjinoni dot dashurinë që ajo kishte për Lydian”, tha ajo.
Gruaja fliste çdo ditë me 20-vjeçaren dhe të dyja ato kishin krijuar një raport të ngushtë.
“Shumë herë kam dashur ta telefonoj. Një ditë ajo më tha se Lydia ishte në gjumë dhe ajo nuk e merrte telefonin nëse Lydia ishte duke fjetur me të. Unë i thashë “të admiroj për pjekurinë. Je një nënë shumë e kujdesshme”, tha fqinja.
Kur u pyet nëse Caroline shqetësonte diçka fqinja deklaroi: “Çfarëdo problem që ka një çift vrasja nuk është zgjidhja. Ata mund të ndahen”.
Babis kishte qenë i pranishëm në disa takime të tyre dhe gruaja kishte vënë re se ata ishin njerëz shumë të ndryshëm. “Ai ishte një njeri shumë i mbyllur. Nuk ishte aq e hapur sa Caroline”, ka thënë gruaja.
(Kosova Sot Online)