Lexoni edhe:
Mbi pesë milionë njerëz u bënë milionerë gjatë pandemisë
Një shef zjarrfikësish që ishte një nga personat e parë që ndihmoi Princeshën Diana pas përplasjes së saj fatale në Paris, ka folur për herë të parë për fjalët e fundit që i tha princesha.
Rreshter Xavier Gourmelon tha për Daily Mail se kur ai arriti në vendin e aksidentit në gusht të vitit 1997, Diana ishte ende duke lëvizur dhe duke folur.
Mbi pesë milionë njerëz u bënë milionerë gjatë pandemisë Lexoni edhe:
“Ajo foli në anglisht dhe tha: ‘O Zot, çfarë ka ndodhur?’ Unë mund ta kuptoja, kështu që u përpoqa ta qetësoja atë. Unë po i mbaja dorën,” tha Gourmelon, i cili dha deklarata në polici, por kurrë më parë nuk ka folur në shtyp.
Përplasja në një nënkalim la menjëherë të vdekur shoferin Henri Paul si dhe të dashurin e ri të Dianës, Dodi Fayed.
Diana, megjithatë, dukej fizikisht mirë përveç një shpatulle të dëmtuar, kujton Gourmelon – i cili nuk e kishte idenë se po përpiqej të shpëtonte një princeshë.
Vetëm pasi Lady Diana u mor me një ambulancë, ai zbuloi se kush ishte nga një kapiten në vendngjarje.
“Ai më thotë se kush ishte ajo. Po, unë e njihja, por në atë moment nuk e njoha,” -tha ai për tabloidin.
Një nga personat e parë që u përpoq ta ndihmonte princeshën, ishte edhe mjeku jashtë shërbimit, Frederic Mailliez, i cili kaloi në skenën e aksidentit ndërsa po kthehej në shtëpi nga një festë.
Ai pa dy persona që ishin me sa duket të vdekur dhe dy të tjerë – përfshirë truprojën e Dianës – që ishin plagosur rëndë, por ende gjallë. Ai së pari ndihmoi Dianën, e cila ishte në pjesën e pasme të makinës.
“Zbulova se ishte një grua e bukur dhe nuk kishte ndonjë dëmtim [serioz] në fytyrë. Ajo nuk ishte gjakosur, por ishte pothuajse pa ndjenja dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Ajo dukej mirë në minutat e para,” kujton ai. “Kështu që fillova t’i flas anglisht asaj, duke i thënë se isha mjek dhe se ambulanca ishte duke ardhur dhe gjithçka do të shkonte mirë. Dhe kështu u largova nga skena pa e ditur se kë isha duke trajtuar.”
Lajmi i vdekjes së princeshë Dianës tronditi gjithë botën.