
Lexoni edhe:
Kamarierja ndjek klientët që nuk paguan, ata e marrin peng në veturë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka marrë vaksinën e kompanisë amerikane, Moderna, si dozë të dytë të vaksinimit kundër sëmundjes Covid, ndonëse në prill për dozë të parë e mori vaksinën e kompanisë AstraZeneca.
Televizioni BBC, duke cituar një zëdhënës qeveritar, raportoi të martën se Merkeli e ka marrë vaksinën e Moderna-s këtyre ditëve. Miliona doza të vaksinës së AstraZeneca-s janë dhënë në Evropë, por ende ka shqetësime për lidhjen e mundshme të saj me mpiksjen e gjakut.
Kamarierja ndjek klientët që nuk paguan, ata e marrin peng në veturë Lexoni edhe:
Revista “Nature” raportoi muajin e kaluar se shkencëtarët janë duke e hulumtuar efikasitetin e përzierjes së vaksinave për Covid-19 dhe zbuluan se sistemi imunitar mund të ofrojë reagim të mjaftueshëm, shkruan Fox News.
Raportohet se Gjermania është në mesin e disa shteteve që kanë vendosur të përdorin vaksina të kompanive Pfizer dhe Moderna si dozë të dytë për personat që për dozë të parë e kanë marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca.
Komisioni Këshillues Kombëtar për Imunizim tha të shtunën se personat që e kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s si dozë të parë duhet ta marrin vaksinën e kompanive Pfizer ose Moderna për dozë të dytë.
(Kosova Sot Online)