![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Burri sulmon gruan 18 herë me thikë pasi ia kërkoi ndarjen, zgjohet nga koma pas 40 ditësh
![Burri sulmon gruan 18 herë me thikë pasi ia kërkoi ndarjen, zgjohet nga koma pas 40 ditësh](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/23/auto_640-0-60d2d2beda69f-600x3231624445902.jpg)
Një grua 50 vjeçare nga Italia, ka dhënë shenjat e para të jetës, pas një gjendje kome, për 40 ditë.
50 vjeçarja, Paola Piras, u dërgua në spital pasi ishte sulmuar nga ish-partneri i saj, një 30-vjeçar Pakistanez, i cili u përpoq ta vriste atë.
Ai e sulmoi 18 herë me thikë, në të gjitha organet e saj jetësore dhe fakti që gruaja arriti të mbijetojë, konsiderohet mrekulli, sipas mjekëve.
Historia e Paola Piras ka emocionuar të gjithë Italinë.
Mësohet se 30 vjeçari ka sulmuar gruan, pasi ajo i kishte kërkuar të ndahen, ndërsa ai nuk dëshironte.
Momentin e sulmit djali i gruas, 19 vjeç, u përpoq të mbrojë nënën e tij, si pasojë djali humbi jetën.
Pesëdhjetë vjeçarja, sapo u zgjua, kërkoi të fliste me Mirkon, me djalin e saj. Për momentin, psikologët dhe mjekët e spitalit nuk i kanë thënë të vërtetën se Mirko, nëntëmbëdhjetë vjeç, u vra nga autori.
Mjekët kanë frikë se nëse, në këtë fazë, gruaja mëson lajmin e humbjes tragjike të birit, shëndeti i saj mund të përkeqësohet.
(Kosova Sot Online)