Lexoni edhe:
Për shkatërrimin e Telekomit me kontratën e Z-Mobile, duhet të përgjigjen penalisht edhe kokat e mëdha të politikës të lidhura me Devollin
Pas dy ditësh i humbur në mes të pyllit është gjetur 2 vjeçari italian. Mediat vendase bëjnë me dije se i vogli Nicola Tanturli, 21-muajshe u zhduk nga shtëpia e tij në Palazzuolo sul Senio, në Mugello, një vilë në pyjet e Apenineve Toskan-Romagna, është gjetur dhe është mirë me shëndet.
Në çdo rast, ai u dërgua me helikopter, së bashku me nënën e tij, në spitalin pediatrik Meyer në Firence.
Nicola u gjet tre kilometra larg shtëpisë, ai është i dehidratuar dhe ka një hematomë në krah.
Gjetja e tij është bërë nga një grup xhirimi i televizionin RAI. Kërkimet për fëmijën kanë vijuar të pandërprerë që nga dje në mëngjes, pas alarmit të ngritur nga prindërit.
Hulumtimi, i koordinuar nga zjarrfikësit dhe karabinierët, përfshiu më shumë se 200 njerëz, përfshirë shumë vullnetarë të cilët, gjatë gjithë ditës dhe natës, “krehën” pyjet përreth grupit të shtëpive në Campanara, një fshat që është pjesë e Komunës së Palazzuolo sul Senio.
(Kosova Sot Online)