![](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/24/200x200_wwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwww1624514517.png)
Lexoni edhe:
Raportimi i ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, para Kuvendit, i panevojshëm
Personi që u ther për vdekje sot në qendër të Gjilanit është 40-vjeçar mëson media, ndërsa i dyshuari është 29-vjeç. Ky i fundit është arrestuar pas aktit tragjik, ndërsa motivet që çuan drejt vrasjes mbeten akoma të panjohura.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Raportimi i ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, para Kuvendit, i panevojshëmLexoni edhe:
“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person, i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Hashani.
(Kosova Sot Online)