Lexoni edhe:
Organet e ndjekjes të mirren urgjentisht për dy mandatet e qeverisjes së Shpend Ahmetit
Policia e Kosovës kanë publikuar pamje nga shpëtimi i tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin ‘Morava’ pas një vetaksidenti.
PK-ja ka njoftuar e vdekur ka mbetur pasagjerja, e cila ishte shtetase e Shqipërisë.
Organet e ndjekjes të mirren urgjentisht për dy mandatet e qeverisjes së Shpend Ahmetit Lexoni edhe:
“Me 24 qershor 2021 në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës (PK) në Gjilan, ishte informu për një vetaksident ku një veturë me katër persona kishte ra në lumin “Morava”në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan. Në përpjekje për ti shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e “Moravës së Binçës” policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Policia ka njoftuar se tre personat janë dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.
“Me këtë akt, policia dhe qytetari i kanë nxjerrur të gjallë tre të askidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajntim mjekësor , ndërsa si pasojë e këtij aksidenti , ka mbetur e vdekur pasagjerja , shtetase e Shqipërisë.
Policia me këtë rast falenderon gjestin human dhe shembullor të qytetarit Arben Shabani i cili rrezikoi jetën e tij për ti shpëtuar të askidentuarit”, thuhet në komunikatën e PK-së.
(Kosova Sot Online)