Lexoni edhe:
Rrebeshe shiu në fundjavë, parashikimi i motit për ditët e ardhshme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë realizuar një operacion në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kapur pesë tonë duhan të kontrabanduar. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se vlera e këtij malli është 13 mijë euro dhe shmangiet në vlerë prej 3 mijë e 784, mirëpo në rast se ky mall do te arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej shmangiet nga detyrimet doganore do të ishin rreth 210 mijë euro.
Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar.
Rrebeshe shiu në fundjavë, parashikimi i motit për ditët e ardhshmeLexoni edhe:
“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kane kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative. Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (duhan i papërpunuar) në sasi prej 5,000 Kg.
Vlera e këtij malli është 13,000 Euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do te arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej shmangiet nga detyrimet doganore do ti ishin rreth 210,000 mijë Euro”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online )