
Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti me ortakët e tij po bëhen gati për të shkuar në burg
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se situatë pothuajse të ngjashme meteorologjike sikurse ditët e fundit do të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.
Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit korrik.
Shpend Ahmeti me ortakët e tij po bëhen gati për të shkuar në burgLexoni edhe:
Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.
(Kosova Sot Online)