
Lexoni edhe:
I plagosuri në Velipojë: Shkuam për t’u sqaruar, por situata doli nga kontrolli, Gocajt qëlluan të parët
Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar banesë 60m katrorë të blerë me kredi- në vlerë të 35 mijë eurove dhe veturë të blerë nga kursimet në vlerë prej 6.400 euro.
Ai ka mbi 14 mijë euro të kursyera nëpër banka, ndërsa mbi 1 mijë në llogarinë e tij rrjedhëse. Gjithashtu gruaja e tij ka mbi 600 euro në një nga bankat.
Ai ka pagë mujore prej 1,800 eurosh nga Kuvendi i Kosovës dhe 2.250 euro nga Riinvest.
(Kosova Sot Online)