Autostrada e misterit, rruga ku njerëzit kalojnë dhe zhduken

  • E /
  • 28 June 2021 - 15:24
 Autostrada e misterit, rruga ku njerëzit kalojnë dhe zhduken

Të paktën 50 vetë, përfshirë një nënë nga Teksasi me dy fëmijët e saj dhe tre qytetarë të tjerë amerikane rezultojnë të zhdukur që prej udhëtimit të tyre në atë që mediet e huaja kanë nisur ta quajnë “Autostrada e vdekjes” në Meksikë.

Këto 6 muajt e fundit, ritmi i të zhdukurve në rrugën mes qendrës industrial Monterrey dhe qytetit kufitar Nuevo Laredo është shtuar ndjeshëm, duke mbjellë shqetësim dhe frikë. Familjarët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, ndërsa autoritetet lokale vetëm tani vonë njoftuan një program të përbashkët për zgjidhjen e këtij ngërçi të madh.

6 burra janë rishfaqur pas zhdukjes dhe thonë se persona të armatosur i detyruan të ndalojnë në autostradë, i rrahën e i vodhën makinat. Nuk dihet sakaq se çfarë ka ndodhur me dhjetëra persona të tjerë, nëse kane pasur apo jo edhe ata fatin e keq te përballen me të njëjtin grup. Qyteti i Nuevo Laredos dominohet nga anëtaret e mbetur prej kartelit të vjetër Zetas, të cilët janë të famshëm për dhunën e tyre.

Në total gjysma e të zhdukurve, besohet të jenë qytetare apo rezidentë amerikanë. Shqetësimet kryesore rrethojnë 39-vjeçare nga Teksasi, Gladys Perez Sanchez, dhe dy fëmijët e saj John Carlos Gonzalez, 16 vjeç dhe Michelle Christina Duran, 9 vjeçe, të cilët janë parë për herë të fundit në 13 qershor pasi kishin vizituar të afërmit e tyre në Sabinas Hidalgo në Nuevo Leon.

(Kosova Sot Online)