Gruaja hakmerret ndaj ish të dashurit duke i vënë zjarrin motoçikletës që ajo i bëri dhuratë

  • E /
  • 29 June 2021 - 08:43
 Gruaja hakmerret ndaj ish të dashurit duke i vënë zjarrin motoçikletës që ajo i bëri dhuratë

Një grua në Tajlandë i vuri flakën motoçikletës së ish të dashurit të saj – të cilën ia kishte bërë dhuratë – për t’u hakmarrë ndaj tij.

Sipas mediave të huaja, pamjet e kapura të incidentit janë bërë virale në mediat sociale.

Ajo dyshohet se donte të hakmerrej ndaj ish-partnerit të saj pasi ai refuzoi të kthehej me të.

Për fat të mirë, nuk u raportuan të lënduar për shkak të incidentit.

Sidoqoftë, motoçikleta të tjera të parkuara aty pranë u përfshinë gjithashtu në flakë para se të mbërrinin ekipet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin. 

(Kosova Sot Online)