![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Publikohet momenti kur helikopteri i presidentit të Kolumbisë u qëllua me breshëri
![Publikohet momenti kur helikopteri i presidentit të Kolumbisë u qëllua me breshëri](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/29/auto_u1-3-600x3601624952010.jpg)
Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, e cila tregon momentin kur u qëllua me breshëri armësh helikopteri me të cilin ishte duke fluturuar presidenti i Kolumbisë, Iván Duque.
Presidenti Ivan Duque, së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm ishin duke udhëtuar drejt provincës së Santanderit kur ndodhi ngjarja.
Fatmirësisht nga ky incident nuk u lëndua askush, ndërkohë që një hetim ka nisur për ngjarje.
Presidenti Duque e konsideroi sulmin një akt frikacakësh dhe shtoi se nuk do të trembet asnjëherë nga këto ngjarje terroriste.
(Kosova Sot Online)