
Lexoni edhe:
Në takimin e radhës Kurti- Vuçiq ,vetëm me platformë unike të partive politike
Jacob Zuma, ish-president i Afrikës Jugore, është dënuar me 15 muaj burgim për shpërfillje të gjykatës, pasi më herët gjatë këtij viti nuk ishte paraqitur në një seancë për korrupsion.
Zuma, 79 vjeç, ishte president i Afrikës Jugore për gati nëntë vite deri më 2018. Ai nuk ishte i pranishëm që ta dëgjonte leximin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësja e urdhëroi ish-presidentin që të paraqitet në gjykatë brenda pesë ditëve.
Në takimin e radhës Kurti- Vuçiq ,vetëm me platformë unike të partive politikeLexoni edhe:
Ish-presidenti nuk ishte paraqitur në seancën për hetimet rreth korrupsionit, të udhëhequra nga zëvendësshefi i Drejtësisë, Raymond Zondo, në shkurt të këtij viti. Në hetime përfshihen dyshimet për ryshfet të nivelit të lartë gjatë pushtetit të Zumas. Politikani veteran ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje dhe ka pretenduar se hetuesi është duke bërë hakmarrje personale.
Të martën, gjykatësja Sisi Khampepe tha: “Gjykata Kushtetuese nuk mund të bëjë asgjë tjetër pos të arrijë në përfundim se z.Zuma është fajtor i krimit të shpërfilljes së gjykatës”, shkruan The Guardian.
Hetimet për korrupsion ishin nisur nga vetë Zuma, nën trysni rreth shtimit të skandaleve, pak kohë para se të rrëzohej nga pushteti më 2018 nga Kongresi Kombëtar Afrikan.
Megjithatë, ai u paraqit vetëm një herë në gjykatë, në korrik të vitit 2019. Ai më pas i injoroi disa ftesa të gjykatës, duke përmendur arsye mjekësore dhe përgatitje për një gjykim tjetër për korrupsion.
(Kosova Sot Online)