
Lexoni edhe:
LDK sot mban konferencë për media për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti
Autoritetet greke kanë gjendur një pikturë të njohur të piktorit Pablo Picasso e cila ishte vjedhur 9 vite më parë në Galerinë Kombëtare në Athinë.
Policia ka arrestuar një ndërtues 49-vjeçar për grabitjen e pikturës të quajtur “Koka e Gruas”. Ai gjithashtu dyshohet se ka vjedhur një vepër tjetër nga artisti hollandez Piet Mondrian.
LDK sot mban konferencë për media për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti Lexoni edhe:
Ministrja e Kulturës Lina Mendoni u tha gazetarëve se vepra e artit do të kishte qenë “e pamundur të shitej ose të shfaqej” sepse kishte një mbishkrim personal nga piktori spanjoll për popullin grek.
Vepra e Picasso-s e një femre në stilin kubist iu dhurua Greqisë në 1949 me një dedikim “në homazh ndaj popullit Grek” për rezistencën e tyre kundër pushtimit të udhëhequr nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.
Policia tha se ndërtuesi i kishte fshehur pikturat në shtëpinë e tij për vite me radhë dhe nuk kishte patur ndërmend t’i shiste ato.
(Kosova Sot Online)