Lexoni edhe:
Viola von Cramon : Optimiste për afrim qëndrimesh Kosovë-Serbi
Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada në kohën e një vape të pashembullt, e cila ka sjellë temperatura rekorde.
Policia në Vankuver u është përgjigjur thirrjeve për 130 vdekje të papritura që nga e premtja. Shumica ishin persona të moshuar ose kishin probleme shëndetësore, ndërsa vapa shpesh ishte faktor kontribuues.
Viola von Cramon : Optimiste për afrim qëndrimesh Kosovë-Serbi Lexoni edhe:
Të martën, Kanadaja përjetoi temperaturë rekorde për ditën e tretë me radhë – 49.5 gradë. Kjo temperaturë u shënua në Lytton të rajonit British Columbia. Vapa e ka përfshirë edhe pjesën veriperëndimore të ShBA-së.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet t’i bëjë më të shpeshta rastet e motit ekstrem, siç janë valët e vapës. Vapa në Kanada e ShBA është shkaktuar nga shtypja e lartë e ajrit. Para të dielës, temperatura në Kanada kurrë nuk ka shkuar mbi 45 gradë.
Numri i rasteve fatale të lidhura me vapën ka gjasë të rritet, sepse zyrtarët në disa rajone kanë thënë se janë përgjigjur në incidente të vdekjeve të papritura, por ende nuk i kanë grumbulluar shifrat.
Vetëm në Vankuver, besohet se vapa ka qenë faktor kontribuues në vdekjen e papritur të 65 personave nga e premtja, shkruan BBC.
“Unë kam qenë polic për 15 vite dhe kurrë nuk e kam përjetuar vëllimin e vdekjeve të papritura që kanë ndodhur për një periudhë kaq të shkurtër”, tha zyrtari policor, Steve Addison. Tri apo katër raste të tilla në ditë tashmë janë bërë normale. Ai tha se familjarët po shkojnë në shtëpi dhe po i gjejnë të dashurit e tyre të vdekur.
Shumë shtëpi në rajonin British Columbia nuk kanë kondicionerë të ajrit, sepse temperaturat atje janë zakonisht shumë më të ulëta gjatë verës. Në Vankuver, autoritetet kanë përgatitur qendra për freskim për t’i ndihmuar qytetarët.
Përpos në Kanada, viktima të vapës janë shënuar edhe në Uashington dhe Oregon të Shteteve të Bashkuara, ku së paku 12 raste fatale besohet se janë të lidhura me temperaturat e larta.
(Kosova Sot Online)