![](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/30/200x200_81625042808.png)
Lexoni edhe:
Përfundon aksioni te Ministria e Bujqësisë, shtatë të arrestuar
Policia në Prishtinë të martën ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili përmes rrjeteve sociale ka postuar mesazhe provokuese.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, ku i dyshuari po merrte pjesë në një garë me vetura.
Përfundon aksioni te Ministria e Bujqësisë, shtatë të arrestuar Lexoni edhe:
Një natë më parë, ai kishte postuar mesazhe provokuese në rrjetet sociale, duke publikuar foto nga Prishtina, ku kishte shkruar “Serbia, Kosovo i Metohija”.
Ndaj tij është iniciuar rasti “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në stacion policor është shoqëruar një dëshmitar, po ashtu shtetas i Serbisë, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një ID e policisë së EUROPOL-it.
“Rr. Tringe Smajli, Prishtinë 29.06.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka kryer veprën në fjalë. Ndërsa një dëshmitar mashkull shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.
(Kosova Sot Online)