Lexoni edhe:
Serbi arrestohet në Prishtinë për mesazhe provokuese, një tjetri i gjendet një ID e EUROPOL-it
Shtatë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë janë prangosur sot, në vazhdimësinë e aksionit “Subvencioni 2021”. Zyrtarët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në ndarjen e subvencioneve.
Burime të medias thanë se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, në komuna të ndryshme të vendit. Gjatë ditës pritet arrestimi i së paku 15 personave.
Aksioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, bashkë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Momenti kur policia zbarkoi para Ministrisë së Bujqësisë.
(Kosova Sot Online)