Lexoni edhe:
Kosova e kërkon për vrasjen e Oliverit, Vuçiq e fut në Kuvend e ia shijon duartrokitjen
Varianti Delta i COVID-19 i cili u identifikua edhe në Kosovë, po ua kthen masat kufizuese disa shteteve.
Varianti Delta po rrezikon seriozisht suksesin e Australisë kundër koronavirusit. Shtatë qytete të saj dhe gati gjysma e popullsisë së kombit janë izoluar, në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit indian të koronavirusit.
Kosova e kërkon për vrasjen e Oliverit, Vuçiq e fut në Kuvend e ia shijon duartrokitjen Lexoni edhe:
Zyrtarët raportuan për rritje të rasteve, më shumë se 200. Rajoni më i goditur rezulton New South Wales.
Shpërthimi i infektimeve të reja atje lidhet me katër vatra: dy pub-e, një piceri dhe një qendër tregtare.
Përkatësisht mbi 12 milionë njerëz janë në karantinë në Sidnej, Brisbain, Përth, Darvin, Taunsvill dhe Gold Coast.
Urdhri për të qëndruar në shtëpi do të vlejë dy javë.
Zyrtarët kanë bërë thirrje për përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, pasi vetëm 5 për qind e australianëve janë plotësisht të vaksinuar. Australia ka pasur përgjithësisht numër të ulët të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi, por javët e ardhshme do të jenë kritike.
Varianti Delta është zbuluar në pesë nga tetë shtetet dhe territoret e saj, vetëm dy javë pasi u shfaq më së pari në Sidnej.
Ky variant, i cilësuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka një transmetueshmëri shumë më të lartë sesa mutacionet e tjera. Australia, me gjithsej 910 viktima e 30 mijë raste, arriti ta parandalojë përhapjen e gjerë të koronavirusit gjatë vitit të kaluar përmes masave të rrepta që përfshinin kufij të mbyllur, karantinë dhe sisteme agresive të gjurmimit të kontakteve.
(Kosova Sot Online)