Ky është emri i veçantë me të cilin Albulena Haxhiu e pagëzoi vajzën, dhe kjo është fotoja e parë e foshnjës
Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot ka lindur një vajzë.
Bashkëshorti i ministres, Alban Krasniqi, ka publikuar fotografinë e foshnjës, ku bën të ditur se e kanë pagëzuar me emrin Andrra
Haxhiu lindjen e kreu në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka bërë të ditur se lindja është kryer me prerje cezariane dhe për këtë arsye ministrja Haxhiu do vazhdojë të qëndrojë në spital.
Ai ka thënë se gjendja e nënës dhe foshnjës është e mirë.
Albulena Haxhiu ka edhe dy djem, Malin dhe Tomorin.
Postimi i plotë i bashkëshortit të Albulena Haxhiut:
(Kosova Sot Online)