
Behluli: Dhjetë vite dialog me Serbinë duke u sorollatur kancelarive të Europës pa asnjë sukses

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij sociale në Facebook, opinionisti Hajrush Behluli ka shprehur pikpamjet e tij lidhur me dialogun Kosovë - Serbi, e që sipas tij për një dekadë nuk ka sjellur asnjë rezultat, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
"Për 20 vjet liri entuziazëm, zhvillim, degradim e dëshprim me përmasa trishtuese dhe me pasoja të rrezikshme. Ah Kosova jonë.
Dhjetë vite kemi zhvilluar dialog me Serbinë duke u sorollatur kancelarive të Europës pa asnjë sukses.", ka shkruar ndër të tjera Behluli.
Loja ka perfunduar apo loja vazhdon.

Deri kur kjo lojë e djallit apo lojë e të marrëve.
Për 20 vjet liri entuziazëm, zhvillim, degradim e dëshprim me përmasa trishtuese dhe me pasoja të rrezikshme. Ah Kosova jonë.
1-Dialogu degradues deri në absurditet
Dhjetë vite kemi zhvilluar dialog me Serbinë duke u sorollaturë kancelarive të Europës pa asnjë sukses.
-Më kujtohet njëherë kur kanë pas shkuar në Vjenë për bisedime 46 persona, pozitë e opozitë bashkë pa asnjë program e pa asnjë letër në dorë veteëm sa për të marrë meditje dhe për të bërë qef nëpër hotele luksoze e me bileta biznes class. Njëri njeri prej tyre me biletë 9 mijë e 600 euro që është sorollatë globit për të arritur në negociata në Vjenë. ,,Përfaqësuesit’’ të popullit i kanë marr me veti edhe vëllezer e motra, nipa e mbesa të njeri tjetrit por edhe jarana vetem e vetem që të kënaqen nëpër metropolet europiane (kjo është e vërtetë).
Në fund e kanë pranuar një pako të ashtuquajtur e z. Ahtisari e cila edhe sikur ta pranonte edhe Serbia është variant më i keq për zgjidhjen e një problem politik sepse hap rrugë njëdrejtimëshe për mosfunkcionim të Republikës së Kosovës. Megjithë këtë kompromis Serbia nuk e pranoj këtë marrëveshje por e mori si pikënisje për shkatërrimin e shtetit tonë.
Rezultati dhjetëvjeçarë i këtyre negociatave na soli në pozitë nga pavarësia e shpallur dhe e njohur nga shtetet ma të fuqishme dhe nga shumica e vendeve të OKB-së dhe fitorja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë deri aty që Kosova prezantohet me fusnotë dhe pa status të definuar e që diskutohej statusi i saj. Më e keçja është se edhe është krijuar opinion se nëse nuk na njeh Serbia ne nuk mund të ekzistojmë as si shtet e as si komb.
Po Serbia nuk na ka njohur qe 100 vjet dhe kemi jetuar e mbijetuar, kemi qëndruar, kemi rezistuar e kemi luftuar pa na njohur dhe pa pas kurr marrëveshje me okupatorin serb. Pse duhet tash të japim prap edhe teritor e pasuri vetëm e vetëm të pajtohemi me atë që s’jemi pajtuar asnjëherë dhe ndoshta nuk mund të pajtohemi kurrë. Të harrohen krimet e Serbisë, të harrohen rreth 400 masakra të saj ndaj populates civile shqiptare, të harrohen 14 mijë të vrarë e masakruar e shumica apsolute civil, gra e fëmijë, 20 mijë gra e burra të përdhunuar seksualisht dhe plus kësaj djegëja e e shumicës së shtëpive e fshatrave tona, të ekonomive tona familjare. Kjo është pjesëmarrje në krim dhe turp.
Të gjitha këto të falen e harrohen në heshtje. Të harrohen dhe falen edhe eshtrat e të vrarëve që ende i mbanë Serbia nëpër varreza masive në teritorin e saj. Çfarë e mirë t’i themi këtyre veprimeve të përfaqësuesë tanë. Dhe krejtë këto veprime të bëhen vetem e vetem që të pajtohemi me gjaksorin dhe në fund duhet t’i japim edhe tokë vetem pse kërkon ajo dhe nuk pajtohet ndryshe. Për këtë fajin e kemi të gjithë kush më shumë e kush më pak. Pse të gjithë?
Sepse ne I kemi votuar apo duruar ata që shumica e tyre nuk e kanë pësuar gjatë luftës me humbje të afërmëve të tyre edhe nëse janë dëmtuar materialisht i kanë kompensuar shumëfish me përfitime në pushtet dhe mund të ndihen komodë. Po ne që kemi humbur njerëz dhe dëmtuar në të gjitha mënyrat pse i kemi duruar dhe a do t’i durojmë edhe mëtutje. Parulla e proklamuar nga ata por edhe nga disa analist e media se: Ose autonomi për serbet ose teritor se njerën duhet patjetër që të pranon Serbia marrëveshje është parullë antikombëtare.Andaj
Shtrohet pyetja : A ishte lojë e djallit apo lojë e të marrëve. A përfundoj kjo lojë apo prap loja do të vazhdon?
(Kosova Sot Online)