Lexoni edhe:
Engel lëvdon Kosovën që vendosi ambasadën në Jerusalem, shprehet i zhgënjyer me hezitimin e Vuçiqit
Portugalia ka rivendosur sërish shtetrrethimin në 45 komuna , përfshirë Lisbonën mes përhapjes së variantit Delta.
Vendi përballet me rritjen e rasteve COVID-19 për shkak të përhapjes së këtij mutacioni i cili po bëhet lloji më dominues. Shtetrrethimi do të fillojë nga ora 11:00 deri në 5 të mëngjesit.
Kafenetë dhe restorantet do të duhet të mbyllin dyert e tyre në 10:30 të darkës gjatë javës dhe 3:30 pasdite në fundjavë. Këto kufizime, tashmë të vendosura në Lisbonë dhe në dy komuna të tjera, do të shtrihen gjithashtu në 16 qytete të reja.
Portugalia raportoi më shumë 2,000 infeksione të reja në vetëm 24 orët e fundit , niveli më i lartë që nga mesi i Shkurtit. Në këtë shtet, më shumë se 50% e popullsisë ka marrë një dozë të parë të një vaksine COVID-19 dhe 32% janë vaksinuar plotësisht.
Edhe Çekia ka shtuar masat kufizuese. Qytetarëve do t’u kërkohet që t’i nënshtrohen një testi COVID-19 kur të kthehen nga pushimet verore nga jashtë vendit nëse nuk janë plotësisht të vaksinuar. Madje është kërkuar nga punëdhënësit që të mos lejojnë punëtorët të kthehen në punë nëse nuk kanë një rezultat negativ të testit. Masa kufizuese janë marrë edhe në disa qytete ruse mes rritjes së rasteve nga varianti Delta.
(Kosova Sot Online)