Lexoni edhe:
Kjo është drejtësia që e po amniston, nuk po e lufton krimin e organizuar!
Një rrëshqitje e madhe e dheut ka shkaktuar shembje të shtëpive dhe 19 të zhdukur në një qendër të popullarizuar turistike në pjesën qendrore të Japonisë pas reshjeve të mëdha të shiut, thanë zyrtarët lokalë.
Pamjet televizive të shtunën shfaqën një grumbull dheu duke zhdukur disa ndërtesa në Atami, në jugperëndim të Tokios, ndërsa njerëzit u panë duke ikur, shkruan The Guardian.
Kjo është drejtësia që e po amniston, nuk po e lufton krimin e organizuar!Lexoni edhe:
“Dëgjova një zë të tmerrshëm dhe e pash baltën duke rrjedhur poshtë përderisa ekipet e shpëtimit u bënin thirrje njerëzve të largohen. Prandaj, shkova në një pjesë më të lartë”, tha udhëheqësi i një tempulli afër vendit ku ndodhi fatkeqësia.
“Kur u ktheva, shtëpitë dhe veturat që ishin përballë tempullit ishin zhdukur”, shtoi ai.
Një zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive në distriktin Shizouka tha se siguria e 19 personave nuk dihet pas kësaj rrëshqitjeje. Ai shtoi se qeveria lokale ka kërkuar ndihmë nga ushtria për misionin e kërkim-shpëtimit.
Mbi 2.800 shtëpi në rajon mbetën pa energji elektrike. Kryeministri Yoshihide Suga do të takohet me ministrat e vet të shtunën për të diskutuar rreth këtij rasti dhe për dëmet tjera që lidhen me reshjet e shiut, raportuan mediet japoneze.
関係各所より色々と連絡を貰っております。
— 大ちゃん@肺腺癌サバイバー (@d_t_dcg_sdh) July 3, 2021
ありがとうございます?♂️
熱海・伊豆山の土石流…
家族の無事は確認出来ておりますが…
多分、嫁の実家は流されたと思われ…
シャレにならん。
衝撃的過ぎて生きた心地しねぇ… pic.twitter.com/JWHskPCV1z
(Kosova Sot Online)