Lexoni edhe:
Ishte vota jonë e gabuar,e cila i solli në pushtet hajnat!
Derisa në Kosovë po vazhdon vaksinimi masiv kundër Covid-19, sipas një testi publik rreth 56% e popullatës po hezitojnë të marrin atë,
Kështu ka pohuar deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
Ai thotë se injektimi kundër Covid-19 duhet të bëhet obligues, derisa për ata që refuzojnë thotë se dënimet mund të parashihen me Ligj.
Dreshaj pohoi se menaxhimi i pandemisë nuk nënkupton vetëm vaksinim, pasi që në Kosovë sipas tij, ende nuk ka ndodhur as vaksinimi masiv.
Ai po konsideron që vaksinimi të bëhet i obligueshëm pasi që ne kemi të drejtë ta rrezikojmë vetën, por asesi të tjerët që ende nuk kanë ardhur deri të procesi i vaksinimit.
“Deri më sot vaksinimi kundër Covid nuk është obligativ askund në botë, por në një situatë dhe në një test publik të bërë me popullatën në Kosovë ka dalë që dikund rreth 56% e personelit hezitojnë ta marrin vaksinën, atë se çka unë propozoj është se kjo vaksinë të bëhet obligative sepse ne kemi drejtë ta rrezikojmë veten, por ne nuk kemi të drejtë ti rrezikojmë të tjerët që nuk kanë ardhur deri te vaksinimi”, tha Dreshaj.
Ishte vota jonë e gabuar,e cila i solli në pushtet hajnat!Lexoni edhe:
“Unë mendoj që kjo mund të realizohet dhe që është prezantua si refuzuese, për shkak se ne pretendojmë që mbi 60% të popullatës të vaksinohen sipas planit të qeverisë, atëherë është brengosëse një situatë e tillë dhe kjo nënkupton domosdoshmërinë marrjen e hapave konkret të promovimit të vaksinës, promovimit të efektit mbrojtës së vaksinës”, ka deklaruar ai.
“…ato parashihen me ligj atëherë dhe nuk mund t’i parashohim na, dhe a do të kalon ky propozim i opozitës nuk mund ta them sepse ne kemi numra të kufizuar”.
Mirëpo ndryshe mendon, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani pasi që nuk po e sheh të arsyeshme që vaksinimi kundër Covid-19 të jetë i obligueshëm, derisa konsideron se për një gjë të tillë vendosin vetë qytetarët.
“Mendoj se ne kemi situatën me sëmundjet tjera paraprake që kanë qenë, kemi edhe situatën me gripin sezonal që ka qenë para disa dekadave vdekjeprurës por asnjëherë nuk kemi ardhur deri në stadin që të nxirret Ligj me të cilin do të vaksinohet çdo qytetar, që të vaksinohet që të jenë të obliguar pra është çështje e të drejtave të njeriut dhe të vendosin vet se a do të marrin vaksinën apo jo”, ka deklaruar Agani.
Ndërsa Kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu thotë se duhet të mbizotërojë e drejta individuale e secilit për tu vaksinuar, përkundër faktit që mosmarrja e vaksinës mund të rrezikojë të tjerët.
“Ne kemi pasur javën e kaluar një takim virtual me të gjitha Odat e BE-së dhe është diskuar kjo çështje për shkak të presionit të shumë grupeve lobiste të të drejtave të njeriut të cilët e kanë stagnuar apo e kanë frenuar iniciativën të cilat janë marr nga shumë shtete për obligimin për marrjen e vaksinave, dhe këto Ligje që janë në fuqi në shumicën e shteteve të BE-së nuk lejojnë një vaksinim të detyrueshëm të popullatës”, tha ai.
“Sa është e drejtë nuk mund ta them por se do të mbizotëron e drejta individuale e secilit që të bënë një gjë të tillë, përkundër faktit që mund të rrezikojë”, ka deklaruar Sejdiu.
(Kosova Sot Online)