![](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/29/200x200_fsk-2-600x3601619703017.jpg)
Lexoni edhe:
Dosja e falsifikimeve për kontratën mbi 8 milionë euro për ushtarët
Një burrë nga Gjakova, ka raportuar në polici se nusja e djalit të tij, ka humbur foshnjën gjatë lindjes.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Gjakovë.
Ankuesi ka raportuar në polici se si pasojë e trajtimit jo të mirë mjekësor, nusja e djalit të tij ka humbur foshnjën gjatë lindjes.
Dosja e falsifikimeve për kontratën mbi 8 milionë euro për ushtarëtLexoni edhe:
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Rasti është hapur si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor-Gjakovë 03.07.2021 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se si pasoj e trajtimit jo të mirë mjekësorë, nusja e djalit të tij gjatë lindjes kishte humbur foshnjën e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin e policisë
(Kosova Sot Online)