Aksident në Pejë, vetura godet motoçiklistin

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 15:13
Aksident në Pejë, vetura godet motoçiklistin

Gjatë ditës së sotme në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Lubeniq të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motor, si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve sipas ekipit mjekësor i njëjti është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)