![](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/23/200x200_vaksina-600x3601624445793.jpg)
Lexoni edhe:
Rreth 206 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë
Përkundër fillimit të realizimit të Planit për Vaksinim Masiv në Kosovë, vetëm një numër i vogël i qytetarëve kanë arritur të vaksinohen kundër COVID-19 në vend. Vetëm 11.5 për qind e popullsisë së Kosovës ka arritur ta marrë deri tani vaksinën Anti-COVID. Ndërsa, 2.7 për qind kanë arritur të vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës.
Kosova po vazhdon të qëndroj larg shteteve tjera sa i përket vaksinimit të popullsisë.
Deri tani në vend janë vaksinuar 11.5 për qind e popullsisë me dozën e parë të vaksinës dhe 2.7 për qind të popullsisë me dozën e dytë të vaksinës.\
Rreth 206 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Nga fillimi i vaksinimit e deri më sot 205 mijë e 884 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kosovë, ndërsa 49 mijë e 207 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Shumë më mirë se Kosova sa i përket vaksinimit të popullsisë po qëndrojnë shtetet tjera të rajonit.
Shqipëria deri tani ka vaksinuar gati 1 milion qytetarë.
Nga 29 qershori ky shtet ka filluar të vaksinoj edhe personat mbi 18 vjeç.
Ndërsa, Serbia ka vaksinuar mbi 5 milionë e 100 mijë qytetarë me dozën e parë të vaksinës. Rreth 24 mijë qytetarë po arrijnë të vaksinohen për çdo ditë në këtë shtet.
Maqedonia e Veriut ka raportuar se rreth 600 mijë qytetarë i ka të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
Në këtë shtet po kryhen mbi 7 mijë e 500 vaksinime në ditë.
Edhe Mali i Zi qëndron më mirë se Kosova sa i përket vaksinimit.
Rreth 293 mijë qytetarë kanë arritur ta marrin vaksinën në këtë shtet.
Ndërsa, shumë më mirë se vendi sa i përket vaksinimit qëndrojnë edhe shtetet tjera më të largëta.
Ndonëse me vetëm 11 për qind të vaksinuar deri tani, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po vazhdon të premtoj se deri në fund të vitit 60 për qind e popullsisë do të arrijnë të vaksinohen me këtë vaksinë.
Ata që janë në radhë për aplikim për vaksinim në Kosovë janë : Personat mbi 55 vjeç, zyrtarët publikë, zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit, zyrtarë nga Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror, zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë, gazetarët dhe gastronomët.
(Kosova Sot Online)