Lexoni edhe:
VETTING-u një mjetë i fundit në drejtësi, kur sistemi rrëshqet tërësisht jashtë ligjit
Jemi më afër se kurrë të shpallim tani pavarësinë nga virusi. Ishte kjo kryefjala e fjalimit të presidentit amerikan Joe Biden në festën kombëtare të Amerikës.
Presidenti i bëri komentet ndërsa priti më shumë se 1000 të ftuar në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë punonjës sektorësh kritikë dhe familje të ushtarëve amerikanë. Por teksa lufta vazhdon tha ai duhet të gjithë të vaksinohemi.
VETTING-u një mjetë i fundit në drejtësi, kur sistemi rrëshqet tërësisht jashtë ligjitLexoni edhe:
Gjatë fjalës së tij presidenti Biden tha se falë fuqisë së shkencës, virusi “nuk kontrollon më jetën tonë”. Por Biden paralajmëroi se pandemia nuk ka mbaruar dhe i nxiti njerëzit të vaksinohen kundër COVID-19.
“Vaksinohuni për veten tuaj, për të dashurit tuaj, për komunitetin tuaj dhe për vendin tuaj”, theksoi presidenti.
Administrata e presidentit Biden kishte vendosur si synim për 4 korrikun, që 70% e të rriturve amerikanë të ishin vaksinuar. Sipas të dhënave nga agjencia e lajmeve Reuters rreth 67% e amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Amerikanët festuan ditëlindjen e 245-të të vendit të dielën, një vit pasi pandemia detyroi anulimin e pothuajse të gjitha festimeve.
(Kosova Sot Online)