Talebanët fitojnë terren në Afganistan, 1000 ushtarë strehohen në kufirin fqinj

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 18:25
Talebanët fitojnë terren në Afganistan, 1000 ushtarë strehohen në kufirin fqinj

Më shumë se 1000 ushtarë afganë janë strehuar në Taxhikistan pas  një sulmi të militantëve talebanë në ditët e fundit.

Sipas burimeve zyrtare, trupat kërkuan mbrojtje nga forcat kufitare fqinje për të shpëtuar jetën e tyre.

Dhuna në Afganistan është rikthyer në përmasa të frikshme dhe talebanët kanë marrë kontrollin në disa pjesë të territorit pas tërheqjes së trupave të NATO.

Shumë ekspertë e kishin parashikuar me largimi i misionit të NATO do të sillte dhe kolapsimin e ushtrisë vendase.

Në një marrëveshje të arritur me talebanët, forcat amerikane dhe aleatët e NATO ranë dakord të tërheqin të gjitha trupat me premtimin se ata nuk do të lejojnë Al Kaedën dhe grupe të tjera ekstremiste të operojnë në zonë.

(Kosova Sot Online)