
Kate Middleton në vetizolim, pati kontakt me një të infektuar me Covid-19

Dukesha Kate Middleton, duhet të qëndrojë në karantinë për disa ditë, kjo pas kontaktit me një person i cili rezultoi pozitiv në koronavirus.
Kjo nënkupton që rregullat e izolimit zbatohen gjithashtu edhe për mbretërit britanikë.
Gruaja e Princ William, nuk kishte simptoma, njoftoi Pallati Kensington të hënën në Londër.
Megjithatë thuhet se Kate u bindet të gjitha rregulloreve të qeverisë dhe izolohet në shtëpi.
(Kosova Sot Online)